Antoine Griezman, një nga lojtarët e momentit në radhët e Atletico Madrid por edhe në kombëtaren franceze, është gati për t’u transferuar në një tjetër klub të madh. Shifra për të është bërë tashmë publike, 100 milionë euro.
Gjiganti Parisa Saint Germain dëshiron që të bëjë goditjen e madhe gjatë afatit të merkatos së janarit, ku kërkon që të afrojë sulmuesin. Sipas medieve franceze, gjiganti i Ligue 1 ka bërë gati një ofertë të pa refuzueshme për Atletico Madridin.
Griezmann me kontratën e re që ka nënshkruar me ‘Los Colchoneros’, ka një klauzolë prej 100 milionë euro. PSG do të ofrojë 100 milionë euro për prishjen e kontratës mes yllit francez dhe Atletico Madrid. Në rast se do të ndodhte ky transferim, atëherë 25-vjeçari do të bëhej futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori pas Paul Pogba.