Nijas Lena është një emër i njohur në kampionatin tonë. Mesfushori i njohur ka luajtur për plot 10 sezone në Superiore duke spikatur në mesin e fushës së blertë.
Newsport.al ka mësuar nga burime të besueshme pranë lojtarit se 31-vjeçari është pranë firmës me skuadrën e Shkupit në Maqedoni. Pas një aventure në Gjeorgji me ekipin e Telavit, ai ka vendosur t’i bashkohet ekipit të Shkupit që do të luajë në Kupat e Europës.
Kujtojmë që Nijas Lena ka luajtur me Flamurtarin për 7 sezone. Më pas ai kaloi te Teuta dhe pas durrsakëve zgjodhi t’i bashkohej Kukësit, ekip me të cilin arriti të shpallej kampion për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.