Partizani do të luajë të dielën kundër Skënderbeut në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Për këtë takim, të kuqtë po zhvillojnë përgatitjet e nevojshme. Komisioni i Disiplinës i dënoi të kuqtë me 4 ndeshje pa spektatorë, megjithatë tashmë 15 herë kampionëve të Shqipërisë u lind e drejta për të paguar, pasi kanë shlyer gjysmën e dënimit. Në këtë mënyrë drejtuesit e Partizanit do të paguajnë 10 milionë lekë të vjetra në mënyrë që ultrasit të jenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”. Kujtojmë që ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet të dielën në orën 19:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.