Pas çdo stuhie del dielli. E kjo në fakt duket se po ndodh në klubin e Skënderbeut. Korçarët kanë nisur përgatitjet me trajnerin e ri, Orges Shehi, ndërkohë që shumë lojtarë kanë shpallur “divorcin” me bardhekuqtë. Megjithatë në organikë ka ende lojtarë me cilësi të mira siç janë Enis Gavazaj dhe Fidan Aliti.
Dy futbollistët e korçarëve ishin titullarë të padiskutueshëm sezonin e shkuar me fanelën bardhekuqe. Tashmë ata janë në treg dhe klubi i Skënderbeut kërkon të përfitojë sa më shumë. Nuk ka ende një shifër zyrtare, por te korçarët flitet që në drejtim të tyre ka një ofertë nga klubi rus i Ahmat Groznyt që kap shifrën e 1 milionë eurove për dy lojtarët.
Pritet me interes të shihen se si do të mbyllen këto tratativa. Nëse arrihet shitja e dy futbollistëve, atëherë për Skënderbeun do të kishte vend për pak gëzim, pas një furtune si ajo e CAS-it.